TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Milani mposhti Interin 1-0 dhe shkoi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Goli i shënuar nga Cutrone në minutën e 104-t të kohës shtesë i ka dhënë suksesin kuqezinjve. Derbi milanez nuk ka gjetur fitues për 90 minuta dhe ekipet do t’i drejtohen minutave shtesë për të përcaktuar ekipin që do të kalojë në gjysëmfinalet e Kupës së Italisë. Në minutën e 25-të të takimit erdhi një moment mjaft i veçantë, kur pas një aksioni të Perisiç, Antonio Donaruma, vëllai i Xhanluixhi Donarumës, në ndeshjen e tij të parë zyrtare si titullar i Milanit, shkaktoi autogol. Megjithatë, pas konsultimit të VAR, gjyqtari e anulloi atë duke argumentuar se në momentin e aksionit, Ranokia kishte qenë në pozicion jashtë loje duke zënë rrezen e portierit.