TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme, studentët e universiteteve publike në Tiranë kanë vijuar sërish me protestën e tyre në shenjë kundërshtie për tarifën e studimit.
Paraditen e sotme, studentët e Arkitekturës dhe Urbanistikës pasi u mblodhën para fakultetit, vijuan marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku bllokuan rrugën e Durrësit.
Ndërkohë, pjesë e kësaj proteste janë bërë edhe studentë të fakulteteve të tjera, ku disa prej tyre u bashkuan tek MAS, ndërsa të tjerë vijuan tubimin tek Korpusi Universitar.
Protestuesit u ulën në gjunjë përtokë, ndërsa brohorisnin; ‘Ne nuk ikim’, ‘Anulo vendimin’, ‘turp, turp, turp’, ‘Jemi studentë, nuk jemi klientë’.
Zv.ministrja e Arsimit, Besa Shahni ka tentuar të negociojë me studentët, por këta të fundit e përzunë nga tubimi. Ata thanë se nuk bëhen pjesë e shantazheve dhe premtimeve boshe. Ata kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provime të mbartur.
Po ashtu ata kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.
Vetë studentët shprehen se do të vijojnë kauzën e tyre deri në fund, ndërsa i kanë përcjellë edhe kërkesat e Ministrisë së Arsimit.
