AKTUALITET, 5 Dhjetor 2018, 10:33

“Babale”, Apeli lë fuqi masat e sigurisë për Alizotin dhe gazetarin

“Babale”, Apeli lë fuqi masat e sigurisë për Alizotin

Apeli i Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masat e sigurimit personal për dy nga personat nën hetim për “çështjen Babale”.

“Arrest në burg” është lënë në fuqi për shtetasin Fredi Alizoti, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim”.

Ndërsa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin Jetmir Olldashi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim”.

Ndërkohë, Albert Veliu i njohur si “Babalja” nuk e ka ankimuar vendimin për masën e sigurisë. Ai ndodhet në Kosovë, ku dhe ka nisur proceduar për marrjen e azilit.