AKTUALITET, 5 Dhjetor 2018, 11:27

PROTESTA/ Vasili: Rama po përzë studentët nga universiteti

PROTESTA/ Vasili: Rama po përzë studentët nga universiteti

Pas protestës së studentëve kundër tarifave të larta të universitetit ka reaguar kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në “Facebook” Vasili akuzon Ramën se ka krijuar në Shqipëri një sistem feudal duke ju mbyllur dyert studentëve.

Vasili i cilëson absurde pagesat në Universitetin Publik janë absurde.

Postimi i Vasilit:

Kryeministri ju mbyll studenteve dyert e universitetit.

Kryeminister inkuizitor.

Me taksa dhe pagesa mesjetare po i perze studentet nga auditoret.

Djersa dhe mundi i prinderve te varfer dhe te papune grabitet nga kryeministri dhe klientet e tij ne universitete me taksa dhe pagesa absurde.

Ky sistem feudal universitar duhet shembur dhe dyert e universiteteve duhen hapur per mijra e mijra te rinj te zgjuar,te talentuar qe jane shpresa dhe e ardhmja e ketij vendi.

Universitetet jane te studenteve dhe jo te qeverise ##

TPZ.AL