AKTUALITET, 5 Dhjetor 2018, 11:41

Studentët i përgjigjen Nikollës: As në rrugë as në zyrë, presim zgjidhje/ FOTO

Ministrja e Arsimit deklaroi ditën e sotme se është e gatshme të ulet me studentët dhe të negociojë për kërkesat e tyre. Por e menjëhershme ka qenë përgjigja e studentëve që janë në protestë për ministren Nikolla.

Studentët janë shprehur se nuk kanë ndërmend ta takojnë ministren a në zyrë dhe as në rrugë, pasi tani ata presin vetëm zgjidhje.

Sipas tyre koha e negociatave ka kaluar tashmë dhe askush nuk mund të gënjehet më me premtime boshe, prandaj e vetmja negociata mes tyre dhe ministres është zgjidhja e menjëhershme e kërkesave të tyre.