AKTUALITET, 5 Dhjetor 2018, 09:57

Studentët bojkotojnë sërish mësimin, marshojnë drejt ministrisë së Arsimit

Studentët bojkotojnë sërish mësimin, marshojnë drejt

Studentët e Universitetit të Tiranës kanë bojkotuar mësimin dhe do të firmosin peticionin kundër tarifës për provimet që jepen me kredite.

Janë mijëra studentë që kanë bojkotuar sot mësimin, edhe në disa fakultete të tjera, të cilët po marshojnë drejt ministrisë së Arsimit.

Studentët të cilët janë vetëorganizuar, kanë bojkotuar mësimin pasi kërkojnë plotësimin e tre pikave:

1. Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura

2.Shtyrjen e afatit të pagesës vjetore

3.Bërjen e pagesës me këste

“Lëvizja Për Universitetin dhe aktivistë të saj i janë bashkuar dhe solidarizohen me kërkesat e tyre, pasi universiteti duhet të jetë në bazë të meritës dhe jo parave.

Universiteti banohet nga studentët, prandaj studentët duhet të vendosin!”- shkruhet në njoftimin e Lëvizjes për Universitetin.