AKTUALITET, 5 Dhjetor 2018, 09:41

Aksidentoi për vdekje burrë e grua, arrestohet shoferi/ EMRI

Aksidentoi për vdekje burrë e grua, arrestohet shoferi/ EMRI

Policia ka arrestuar 63 vjeçarin nga Elbasani Sotir Nikolla, pasi aksidentoi për vdekje burrë e grua në fshatin Vloçisht.

“Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vloçisht, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S.Sh, 70 vjeç dhe bashkëshorten e tij shtetasen V.Sh, 60 vjeçe, banues në fshatin Voskop, kalimtarë në rrugë,” informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal. TPZ.AL