AKTUALITET, 16 Prill 2020, 12:18

Edi Rama: Asnjë shtet në glob s’ka bërë më shumë se ne për Koronavirusin

Edi Rama: Asnjë shtet në glob s’ka bërë më


Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria ka arritur të fitojë fazën e parë e përballjes me koronavirusin.

Rama theksoi se asnjë shtet në botë nuk ka bërë më shumë se Shqipëria.

"OBSH është shfaqur më shumë se njëherë kontradiktore me veten. Kjo përballje po godet zhvillimin e planetit si asnjëherë më parë. Unë di të them këtë, dhe di ta faktoj këtë që po them, asnjë vend, asnjë vend në glob nuk ka bërë asgjë më shumë sesa kemi bërë. Asgjë më shumë. Shqipëria llogaritet mes vendeve me bilancin më të mirë. S’kemi kujt t’i kemi zili fare. S’kam mundur të dëgjoj ndonjë ekspert botëror që thotë një gjë të re që se kam dëgjuar nga ekspertët tanë. Do e fitojmë këtë luftë, me stres, por pa diskutim që do të fitojmë. S’do të lejojmë që për shkak të pasojave, reformën e stresit, kur në njërën anë njerëzit nuk janë të tkurrur si në fillim për rrezikun. Është e kuptueshme që gjithë popujt të spostohen drejt ekonomisë, kur s’ka lajme intesive të zeza nga shëndetësia, por është e pafalshme për ne, që të lejojmë të dalë situata.”