LIFESTYLE, 3 Shtator 2019, 11:11

FOTO/ Pas unazës me diamant Xhisiela Maloku s’ndalet, merr dhuratë makinën luksoze


Xhisiela Maloku mesa duket ka marrë sërish një dhuratë luksi dhe për këtë shfaqet e lumtur.

Ajo ka publikuar disa foto në Instastory ky shfaqet në krahë të një makinë “Mercedez Benz” të bardhë dhe pranë saj ka një buqetë trëndafilash të kuq.

‘Dhuratat e mija’, shkruan Xhisiela në foto duke mos zbuluar se nga kush e ka marr këtë dhuratë luksoze. Kjo nuk është hera e parë që ajo merr një dhuratë luksoze pasi hera e fundit ishte muajin e kaluar, kur publikoi një unazë me diamante.

Xhisiela Maloku u bë e njohur pas lidhjes me Rexhep Rrajën.

Historia e tyre pushtoi të gjitha mediat kombëtare, pasi vetëm para pak muajsh 26-vjeçarja e denoncoi partnerin e saj për dhunë dhe presion.