LIFESTYLE, 3 Shtator 2019, 12:00

Brenda ditëlindjes së Luanës/ Nga kërcimi mbi tavolina e deri tek e lagura me shampanjë (Foto/Video)


Luana Vjollca festoi dje mbrëma ditëlindjen në një festë buzë detit me miq e të afërm!

28-vjetori i moderatores erdhi plot surpriza, nga kënga “Ti Amo” e deri te festa e “çmendur” pranë ambjenteve të Drymades Inn.

Përveç Luanës ishin të ftuarit VIP që tërhoqën edhe më shumë vëmendjen.

Personi që i qëndronte pas gjithë kohës ishte motra e saj Marina, e cila ishte veshur me një fustan ngjyrë jeshile neon. Mes shumë të ftuarve spikati partneri i Luanës, Krenari, motrat e saj, Lori Hoxha, Eraldo Rexho, kushërira Evi Reçi, Klodiana Shala, si dhe mikesha Fifi që ndezi festën me këngët e saj.

Festa zgjati nga ora 21:00 deri në 2:00, të gjithë të ftuarit vip sëbashku me vajzën e ditëlindjes janë hedhur në det. Më pas ka vijuar sërish festa.

Kunati i saj Ghetto Geasy së bashku me Fifin kanë kënduar sëbashku këngën e Hajredin Pashës.

[playlist type="video" ids="297372,297373,297374"]