TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një gjykatës shqiptar për herë të parë është zgjedhur në krye të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për gjykatësin Sali Murati. Gjykatësi Murati mandatin e tij do ta fillojë në fillin të nëntorit të këtij viti, duke zëvendësuar kryetarin e deritanishëm Nikolla Ivanovski, të cilit i skadoi mandati. Në Kushtetuese kryetari zgjidhet me 2/3 e votave nga numri i përgjithshëm i gjykatësve, me votim të fshehtë, shkruan INA.
Secili gjykatës mund të propozojë kandidatë për kryetar. Propozimin e vërteton Komisionin prej 3 gjykatësve të zgjedhur me shumicë nga numri i përgjithshëm i gjykatësve. Sali Murati është i lindur me 11 tetor të vitit 1966 në fshatin Vrapçishtë, Gostivar.