TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në fshatin Cernicë të Gjilanit, policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht gruan dhe dy vajzat e tij.
I dyshuari 50 vjeçar, me inicialet M. Sh, dyshohet se e ka bërë këtë veprim të ulët ndaj familjarëve të tij për tri ditë me radhë.
Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka ndaluar për 48 orë ndërsa në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është inicuar si “Ngacmim seksual”, transmeton Sinjali.
Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe rekomandimit të psikiatrit, i dyshuari është ndaluar për trajtim në Repartin e Psikiatrisë dhe sigurohet nga patrolla policore.