BALLKAN, 13 Tetor 2019, 12:01

E pazakontë në Kosovë/ Votat e ardhura nga Serbia helmojnë 26 zyrtarë

E pazakontë në Kosovë/ Votat e ardhura nga Serbia helmojnë



Rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve me vota të ardhura nga Serbia janë helmuar. Shkak janë bërë 5 kuti që kanë ardhur nga Serbia me vota, të cilat pasi janë hapur kanë kundërmuar erë.

Kjo ka bërë që procesi i verifikimit të zarfeve me vota të ardhura nga Serbia të ndërpritet, ndërkohë zyrtarët kanë shfaqur shenja të alergjisë në fytyrë dhe duar. Besnik Buzhalla nga divizioni i Shërbimit të Votuesve, teksa ka folur për gazetën express ka konfirmuar këtë rast.

“Janë diku rreth 26 zyrtarë që janë helmuar pra kanë marrë alergji në duar dhe fytyrë. Ne në mëngjes i kemi pas zarfet edhe aty zyrtarëve u është shfaqë alergjia. Janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia”, është shprehur ai.

Gazeta Expres