BALLKAN, 5 Tetor 2019, 08:51

“Nuk jam aq i talentuar”/ Habit Vuçiç, lexon në gjuhën shqipe dhe ‘ngacmon’ gazetarin, salla shpërthen në të qeshura

“Nuk jam aq i talentuar”/ Habit Vuçiç, lexon në



Habit Presidenti serb Aleksandër Vuçiç.  Gjatë një takimi sot me kandidatët e Listës Serbe në Beograd ka lexuar në gjuhën shqipe. Bëhet fjalë për dokumente të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës ndërsa ai thotë; “lista e kandidatëve të subjekteve politike” .

Por nuk është ndalur me kaq. Ai pyet gazetarin shqiptar Idro Seferi, i cili ndodhej në konferencën për shtyp, nëse i kishte thënë mirë.

“Seferi, a i thash mirë? A e sheh?! Nëse ti mundesh të flasësh në serbisht, mund edhe unë diçka të mësoj. Por nuk jam aq i talentuar si Nenad Rashiq apo Rada Trajkoviç”, tha presidenti serb, duke shkaktuar edhe të qeshura mes të pranishmëve.

https://www.youtube.com/watch?v=9cSpL9c6anI