BALLKAN, 8 Shtator 2019, 08:48

I vuri karrocën para derës, i riu vret me thikë djalin e dajës, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lipjan

I vuri karrocën para derës, i riu vret me thikë djalin e



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën Lidhja e Prizrenit, në Lipjan, ku dy të afërm janë përleshur me njëri-tjetrin me thika.

Si pasojë e sherrit me thika, njëri prej kushërinjve ka humbur jetën dhe e gjitha kjo prej një sherri banal. Burime për mediat vendase bëjnë me dije se dy të përfshirët në konflikt janë kushërinj të parë, më saktësisht, djali i hallës ka vrarë djalin e dajës.

Gjithë ngjarja ka ndodhur pasi një familjar ka vendosur një karrocë para derës së shtëpisë së tjetrit duke nisur kështu sherrin me thika mes dy kushërinjve.

Burime për mediat vendase bëjnë me dije se dy të përfshirët në konflikt janë kushërinj të parë, më saktësisht, djali i hallës ka vrarë djalin e dajës.

Mësohet se viktima me iniciale F.K, 42-vjeç kishte profesion kasapin, ndërsa prej pak kohësh kishte nisur punë në një kompani sigurimi.