BALLKAN, 13 Tetor 2019, 09:25

Tre të rinj nga Kosova dënohen me 11 vite burg për vjedhjen e një çamçakëzi

Tre të rinj nga Kosova dënohen me 11 vite burg për vjedhjen e



Gjykata Themelore ka dënuar tre persona, dy vajza e një djalë me më shumë se 11 vjet burgim për një tentim grabitje, ku të dyshuarit kishin marrë veç një çamçakëz.

E gjithë ngjarja ndodhi në mars të 2018, kur E.D djalë dhe L.R vajzë tentuan të grabitin një dyqan në lagjen Kalabria.

Djali u dënua me 4 vjet edhe dhjetë muaj burg. Andaj, të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre, assesi të pajtohen më dënimin.

“Vepra e parë “vjedhje në tentativë”, faktikisht ka mbetur në tentativë, ndërsa sa i përket mbajtjes së armës, ajo nuk ka qenë armë”, ka thënë mbrojtësi i të pandehurve.

Ai gjithashtu po thotë se pranimi i fajësisë është rrethanë lehtësuese, por kështu nuk veproi gjykata sipas mbrojtësit të të pandehurit.