BALLKAN, 6 Tetor 2019, 18:01

Kosova voton/ Më pak se dy orë nga mbyllja e votimeve, ky është numri i votuesve në Prishtinë



Ka nisur qe ne oren 07:00 votimi për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Janë 1,937,869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilat do të kenë mundësi t’i votojnë  për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1 067 kandidatë për deputetë.

Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues.

Ora 17: 56

KQZ njofton se deri në orën 15:00 kanë dal 556 mijë e 642 votues. Vetëm në Prishtinë ky numër deri në orën 15:00 ka arritur në 72 mijë e 80 votues.

Me të drejtë vote në komunën e Prishtinës janë 195 mijë e 194 votues në 247 vendvotime.

Prishtina është njëra ndër qytetet ku përqindja e daljes në votime është më e madhja.

Sipas KQZ-së këtë vit deri në orën 15:00 kanë dal rreth 60 mijë votues më shumë sesa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017./Insajderi

Ora 15:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare të tij ka publikuar shifrat për daljen në votime për secilën komunë të Republikës së Kosovës.

Dalja e përgjithshme deri në orën 15:00 është mbi 29 për qind nga totali i përgjithshëm, gjithmonë bazuar në të dhënat e dërguara në KQZ.

Përkthyer në numër deri tani kanë votuar më shumë se 400 mijë persona.

Këto të dhëna janë dërguar nga 83,67 për qind e vendvotimeve, ndërkohë të dhënat përditësohen nga KQZ-ja kohë pas kohe. /GazetaExpress/