LIFESTYLE, 10 Janar 2018, 11:52

Një “shake” për format e Kim

Një “shake” për format e Kim

Kim Kardashian ka bërë një mal me para duke promovuar produktet e saj për dhjetëra miliona ndjekës në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka treguar format e saj me të brendshme të bardha teksa u bën apel fansave për të zëvendësuar ushqimin me “shakes”.

36-vjeçarja shfaqet teksa pi një “shake” duke pozuar para një banaku inoksi. Nëna e dy fëmijëve shpjegon se nuk ka pasur mundësi të ndjekë regjimin stërvitor apo të hajë shëndetshëm gjatë “festave masive” që shijoi.

Ajo thotë se zëvendësimi i vakteve me “shakes” ishte mënyra e duhur që të kthehej në formë dhe të rifitonte barkun e sheshtë.

[gallery ids="53613,53614,53615"]