TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Siç është paralajmëruar edhe nga vet çifti i njohur, Blero Muharremi dhe Afrona Dika do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë në shtator të këtij viti.
Dyshja ka lajmëruar se ceremonia e martesës do të jetë shumë e madhe, ku të pranishëm do të jenë shumë personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar.
Së fundmi, Afrona ka zbuluar se ka filluar me përgatitjet për ditën e madhe, duke u kujdesur për detajet më të vogla.
Pak më parë, ajo ka publikuar një foto, duke treguar se si do të zbukurohet ambienti në ditën e saj më të rëndësishme.
“Gjithçka është tek detajet”, ka shkruar Afrona në këtë foto, ku bie në sy ngjyra e bardhë dhe dekorimi i tavolinës e lulet, si edhe pjatat e gotat në ngjyrë ari.
