LIFESTYLE, 18 Mars 2019, 10:03

‘Do të gricesh me mua?’, Luana Vjollca i kthehet Ermal Mamaqit

Luana Vjollca, ka padyshim të gjithë vëmendjen e medias rozë. Ajo është rikthyer pas një muaji pushimesh, për të vazhduar më tej rutinën e saj.

Mesa duket i mungon Maldives dhe në profilin e saj risjell foto nga pushimet, me linjat e saj perfekte.

Ajo ka publikuar një foto ku qëndron e shtrirë në një rrjetë poshtë së cilës duket uji i kristaltë. Sigurisht që kujt nuk do t’i bënte zili një foto e tillë!

Bashkëngjitur me foton, ajo i ka drejtuar dhe një pyetje ndjekësve, se si po e kalojnë të shtunën. Nuk ka munguar dhe komenti i Ermal Mamaqit, që kuptohet është i gjithi me nota humori: “Mirë çka…edhe ne mbahemi. Rrofsh që pyet. Si ishte rrjeta?”

Aq është dashur dhe Luana i është kthyer moderatorit: “Të ka marrë malli me u gric me mua e?”

Mesa duket dy moderatorët paskan pasur edhe ‘gricje’ mes njëri-tjetrit, por mbase kanë mbetur të gjitha në formën e një marrëdhënie shoqërore, ku ka lirshmëri edhe për debate të vogla!