LIFESTYLE, 18 Mars 2019, 12:46

Spektakël te Liqeni, gruaja zhvishet me rroba banje dhe bën plazh/ FOTO

Kush tha se në mars nuk bëhet plazh? Mund të bëhet, madje edhe plazh liqenor.

Një grua se ka pasur problem fare sot të zhvishej me rroba banje nga kodrat e liqenit artificial dhe në breg të tij të merrte rreze dielli pa pasur komplekse nga sytë kureshtarë të qytetarëve të tjerë.

Ndonëse temperaturat nuk janë ende optimale për plazh, gruaja me sa duket i është gëzuar rrezeve të bollshme të marsit.