LIFESTYLE, 17 Mars 2019, 09:57

“Leku letër”, Aurela Gaçe i kthen përgjigjen e paparë ndjekësit

Aurela Gaçe është një prej këngëtareve më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar, e cila këto ditë ndodhet në Amerikë ku po zhvillon disa koncerte. E me këtë rast, Aurela ka publikuar një video në Instagram duke u bërë të ditur fansave datat e këtyre koncerteve.
Por në mes të shumë komenteve, ka rënë në sy ai i një ndjekësi që i shkruan Aurelës “Leku letër”, ndërsa këngëtarja nuk ia ka përtuar, duke i kthyer një përgjigje epike. “Aman se më duhet një llogaritar, mua, atyre që bëjnë vizat, atyre që marrin me qera ambientet, veglat, biletat e avionëve, hotelet, fustanet etj etj si këto. Si thua? Apo çe do, ti ashtu i qan llogaritë e të tjerëve që për së largu”, i përgjigjet Aurela me ironi.