LIFESTYLE, 17 Mars 2019, 08:48

Rrëfehet Olta Boka: “…jam e lirë për ta puthur atë në publik, por…”

Këngëtarja Olta Boka është një ndër personazhet publikë mjaft diskretë për sa i përket jetës private.

Mirëpo e ftuar në “Thumb” ajo ka vendosur ta thyejë heshtjen e saj duke folur paksa më tepër rreth romancës së saj me djalin e deputetit Shezai Rrokaj, me të cilin ka disa vite që është e lidhur. Ai quhet Iv Rrokaj, Olta deklaroi se udhëton shumë me të.

Ndër të tjera ajo pohoi se nuk dëshiron që lidhja që ka me të, të jetë në qendër të mediave pasi siç u shpreh ajo, dëshiron që ta mbajë për vete.

“Mjaftohem me dy-tre informacione që më tregojnë mua të vërtetë. Një gjë më shumë do ishte një gjë që askujt nuk i hyn në punë. Më intereson ta mbaj për vete.

Unë kam zgjedhur të jem artistja në ekran! Historia ime gjithnjë do përbënte lajm. Unë s’dua të bëhet lajm fare. Unë jam e lirë për ta puthur atë në publik.

Tirana kjo është. Të gjithë e njohim njëri-tjetrin. Historia ime është zbuluar që në fillimet e veta!” – tha Olta.