LIFESTYLE, 17 Mars 2019, 09:20

Modelja publikon bisedat private me Ronaldon dhe bastin që portugezi kishte vënë me të

Modelja venezueliane, Alexandra Mendez, ka publikuar disa mesazhe eksplicite me superyllin e futbollit, Cristiano Ronaldo.

Bukuroshja ka folur në kanalin televiziv peruan, ATV, në lidhje me mesazhet private që ia kishte dërguar 34-vjeçari.

Ajo ka thënë se Ronaldo kishte kërkuar “t’ia kafshonte të pasmet” në rast se arrinte të shënojë gol – transmeton The Sun.

Në mesazhet e publikuara nga Alexandra, mes tjerash, Cristiano ia ka kërkuar numrin e telefonit dhe më pas i ka dërguar ‘selfie’ të tij, para se të vinte bast me bukuroshen.