AKTUALITET, 15 Dhjetor 2018, 08:55

“Studentët duhet t’i dinë gjërat”, Vasili nxjerr një fakt nga Kolumbia për Ramën

“Studentët duhet t’i dinë gjërat”, Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili teksa shkruan sot për protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre për kryeministrin, tregon për një “fakt nga Kolumbia për Ramën, që votoi kundër amendamenteve të studentëve”.

“Opinioni i gjerë publik dhe mijërat e studentëve duhet t’i dinë gjërat. Studentët e universiteteve publike në Kolumbi janë në grevë për kërkesa të ngjashme me ato që mijëra djemve e vajzave studente, që janë ngritur në Shqipëri.

Presidenti i Kolumbisë firmosi një shtesë në buxhet prej 1.42 miliard dollarësh”- shkruan ai.

Petrit Vasili:

Edhe nje fakt nga Kolumbia per Ramen, qe votoi kunder amendamenteve te studenteve.

Nuk shpresoj te bej me turp dhe as te zgjoj arsyen e vdekur te Edi Rames,pasi edhe turpi edhe arsyeja nuk bashkejetojne me te.

Por opinioni i gjere publik dhe mijrat e studenteve duhet t’i dine gjerat.

Studentet e universiteteve publike ne Kolumbi jane ne greve per kerkesa te ngjashme me ato qe mijra djemve e vajzave studente,qe jane ngritur ne Shqiperi.

Presidenti i Kolumbise firmosi nje shtese ne buxhet prej 1.42 miliard dollaresh.

Kolumbia shpenzon per arsimin 16% te buxhetit, nga 3.32% qe shpenzon shkollepaku ne Shqiperi.

Eshte shume qarte se kur qeverite jane mendjehapura dhe e kane proritet arsimin parate’ gjenden.

Kur qeverite jane kunder dijes,te mbushura me injorance dhe qe e shohin suksesin tek parate e pista dhe droga atehere ndodh si ne Shqiperi kur paturpesisht rrezohen nga Rama dhe deputetet pa identitet te tij amendamentet e studenteve per disa shtesa ne buxhet per arsimin e larte dhe per permirsimin e kushteve ç’njerezore te jeteses se studenteve.

Cdo premtim i ketij kryeministri armik te dijes,shkences dhe arsyes eshte zero pa buxhetin dhe parate e nevojshme.

Cdo premtim pa buxhet eshte mashtrim.

Cdo premtim pa financim eshte betem hedhje hi syve studenteve.