TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interesi i fermerëve për të aplikuar për financim përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi si dhe Skemës së Investimeve ka qenë i lartë. Ministri i Bujqësisë, Fatmir Guri theksoi se fondi i kërkuar përmes aplikimeve është afro 7.2 miliardë lekë .
“Ndjeshmëria e fermerëve ka qenë shumë e lartë. Neve kemi patur një aplikim i cili kalonte fondin prej 7.2 miliardë lekësh, një fond realisht shumë i rëndësishëm dhe më i madhi i aplikimeve që kemi pasur ndonjëherë në bujqësinë shqiptare,”- u shpreh Zv.Ministër i Bujqësisë.
Sipas zv. Ministrit Guri, interes të veçantë ka pasur masa e mbështetjes për sipërfaqe toke, të pa lidhur me prodhimin.
“Ajo që është shtuar si e re është pikërisht mbështetja për sipërfaqen e tokës, e palidhur kjo me prodhimin. Për shumë prej fermerëve ka qenë shumë e ngjashme në mënyrën e strukturimit me skemën e naftës. Dy janë të rejat që ajo sjell. Së pari, nuk kemi një lidhje direkte me prodhimin, gjë që e bën të përputhur me ato që janë karakteristikat e skemave të mbështetjes në Bashkimin Europian. Dhe së dyti, është për fermat të cilat janë 3 hektarë, e cila ka ndikuar në rritjen apo në konsolidimin e fermës. Ajo që pamë në fund ishte që numri i aplikuesve ishte shumë i madh. Fermerët në mënyrë automatike filluan të bashkojnë në aplikim tokën,”-sqaroi ai.
Zv.Ministri i Bujqësisë thekson se së shpejti do të nisë disburismi i këstit të parë për fermerët dhe më pas kontrolli në terren.