AKTUALITET, 30 July 2026, 19:20

Përfshihet nga flakët automjeti në Novoselë teksa ishte në lëvizje

Një automjet është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në zonën e Novoselës, në Vlorë, ndersa ishte në lëvizje.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë makinën ndërsa shërbimi zjarrfikës është nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet ndërhyrja e zjarrfikësve dhe informacioni zyrtar për rrethanat e ngjarjes.