TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Apelit të Krimeve Rënda, Gurali Brahimllarin.
Kujtojmë që Brahimllari ishte kandidat për Gjykatën Speciale. Ai iu nënshtrua vettingut për të tre kriteret, të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.
Ndërkohë sot u konfirmua në detyrë gjyqtarja Saida Dollani, drejtuese në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.
Vendimi për dy gjyqtarët u mor sot. Hetimi ishte kryer në tri kriteret e rivlerësimit.
Kështu, për Dollanin, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit ka dorëzuar një raport me konstatimin se ka kryer deklarim të saktë, ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive, nuk ka kryer deklarim të rremë apo fshehje të pasurive.
Edhe nga hetimi i KPK-së, nuk kanë rezultuar probleme për gjyqtaren, ndërsa në sitë janë kaluar edhe shpenzimet për shkollimin e fëmijëve në Francë.
Sipas relacionit, Dollani ka në pronësi një apartament të dhuruar nga motra e saj, me sipërfaqe 79 metra katrorë në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se motra e Dollanit ka qenë në Shqipëri kur është realizuar kontrata e dhurimit.
Më tej, relatorja u shpreh se rezulton që Dollani të ketë paguar detyrimet lidhur me kalimin e kësaj pasurie në pronësi të saj dhe se nuk janë gjetur indicie për të ngritur dyshime rreth ligjshmërisë së burimit të krijimit.
Në adresë të gjyqtares janë bërë 7 denoncime dhe asnjë prej tyre nuk kishte indicie për shkelje, edhe denoncimi i bërë nga Emiljano Shullazi dhe 4 të pandehurit e tjerë nuk krijoi probleme për Dollanin, që cila sot u konfirmua në detyrë.