TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot kërkesën e OSBE-ODIHR-it për 150 vëzhgues në zgjedhjet vendore të së dielës së ardhshme, duke vijuar të mos e njohë vendimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për ç’ dekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e lokaleve.
Ndryshe nga dy mbledhjet e fundit, sot ka qenë i pranishëm edhe kreu i këtij organi zgjedhor, Klement Zguri, i cili bojkotoi punimet e KQZ-së duke argumentuar se nuk mund të gjykonin dekretin e kreut të shtetit.
Megjithatë, Zguri bëri të qartë se rikthimi i tij kishte të bënte vetëm me votimin e kërkesës së OSBE-së, dhe jo për pikat e tjera të përfshira në rendin e ditës.
“Nuk ka përpjekje nga askush për të bërë një vlerësim ligjor dhe real të dekretit. Unë jam kundër vendimmarrjeve në parim”,- tha Zguri.
Njoftimi i KQZ:
Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Zv.Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kane kerkuar thirrjen e mbledhjes, më datë 21.06.2019, Ora 10:00, me rend dite:
“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE/ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
“Për lirimin dhe emërimin e anëtarëve të KZAZ- ve nr. 14, 42, 43, 47, 56, 89 dhe sekretarëve të emëruar kryesisht të KZAZ-ve nr. 24, 36, 54, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
“Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë të KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
“Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Vizion Plus, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
“Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Report TV, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
“Për miratimin e përfaqësuesve të agjensisë së lajmeve “ Anadolu Agency”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
“Për një shtesë në vendimin 647 të datës 24.05.2019, për miratimin e vëzhguesve afatgjatë nga KRIIK, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve të Republikës të Maqedonisë së Veriut, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
“Për shqyrtimin e kërkesës të Qendrës për Zhvillim dhe Mbrojtjen e Medias së Re, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për Këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.