TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë t’i bashkohen protestës së sotme të opozitës, e cila do të nisë në orën 20:00.
Përmes një postimi në “Facebook”, shoqëruar dhe me një video, Basha iu bën thirrje shqiptarëve të dalin në shesh si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa.
Postimi i Bashës:
Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa! #ShqipëriaSiEuropa”.