TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ishte bashkë me kryeministrin Edi Rama, sot në takimin në njësinë nr. 6.
Veliaj dhe mbështetësit e PS diskutuan edhe për aktualitetin politik, dhe kryebashkiaku thumboi edhe Metën për qendrimin e tij.
Diskutimi:
Qytetarja: Faleminderit zotit që ata ikën na parlamenti, iu mori zoti mendjen dhe ikën.
Rama: Me pullë të kuqe, iu mori zoti mendjen.
Qytetar: Shkodra i tha Voltanës ik dje.
Qytetarja: Sado të jemi ndryshe, ajo është kryebashkiake, edhe ajo Doda që goditi me shishe. Për Melisën flet një tjetër. Po të më shohësh në Facebook, jam e para.
Qytetar: S’ka qenë kështu femra shqiptare, çfarë do të thotë mbesa ime që më thotë mbylle gjysh televizorin.
Blerina Gjylameti: Dje e bukur ishte diferenca mes 200 njerëzve dhe një qyteti.
Qytetari: Meta ia vuri më keq flakën, na futi në vëlla-vrasje.
Veliaj: Të gjithë njësoj janë, ky i lodrave, presidenti i lodrave, president që merren me komunale. Që kur dogjën shkollën, u kuptua. Unë e kuptoj kur je ordiner, por kur je kryetar i Bashkisë, si e djeg ti shkollën…
Rama: Meta është kompleks, ka bërë gjëra të mira, ka bërë gjëra të këqija. Hata e madhe kur të merr gruaja mendjen.
Deklaratat u bënë gjatë një takimi të zhvilluar në njësinë nr.6, ku Rama ka pranuar për herë të parë, se situata dje në Shkodër mund të përfundonte në një përplasje mes dy kampeve. Kryeministri foli për një fenomen që s’kishte ndodhur kurrë më parë, atë të një mitingu dhe të një anti-mitingu.