AKTUALITET, 21 Qershor 2019, 09:30

Bllokohet autobusi me cigare kontrabandë në Portin e Durrësit

Bllokohet autobusi me cigare kontrabandë në Portin e Durrësit


Policia Kufitare ka bllokuar në Portin e Durrësit një autobus me cigare kontrabandë, që vinte nga Maqedonia.

Nga kontrolli kufitar policia ka zbuluar në total 450 steka cigaresh të markave të ndryshme, si Malboro, Woliston, BOS, një pjesë e të cilave janë sekuestruar ditën e djeshme, ndërsa 20 prej tyre janë bllokuar këtë mëngjes.

Autobusi kishte ardhur nga Maqedonia ditën e djeshme dhe do të kalonte në Itali përmes Portit të Durrësit./BW