TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në raportin e ISP-së janë listuar dhe 8 deputetët, të cilët kanë përdorur gjuhë fyese dhe denigruese në Parlament.
Kjo listë kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, i cili, sipas ISP-së, ka përdorur në 7 raste gjuhë fyese dhe denigruese. Po me shtatë raste është shënuar Sali Berisha, Taulant Balla dhe Lulzim Basha.
Në tri raste të përdorimit të gjuhës fyese janë deputetet socialiste, Elisa Spiropali dhe Ermonela Felaj.
Ndërkohë që nuk mungon Ervin Salianji i PD-së për përdorimin e gjuhës fyese. Po ashtu në këtë listë është dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
“Me të njëjtat kuota (7 raste) janë katër politikanët kryesorë në Parlament, – Kryeministri Rama, ish-Kryeministri Berisha, kreu i grupit të maxhorancës Balla dhe kreu i opozitës Basha. Në diferencë me ta, por gjithsesi në pjesën kryesore të listës negative ndodhen edhe disa deputetë të tjerë të njohur, përfshirë kryetaren e LSI-së. Në tetë emrat me më shumë raste të tilla të identifikuara, katër janë të PS-së, tre të PD-së dhe një i LSI-së, nga të cilat, katër janë politikanë meshkuj dhe tri gra politikane”, thekson raporti i ISP-së.