TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka rrëfyer për herë të parë se si e mposhti koronavirusin, në një ‘luftë’ 3-javore qëndrimi në spital.
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ përballë gazetares Nisida Tufa, Idrizi tha se nuk e kaloi lehtë COVID-19, ndërsa iu bëri apel qytetarëve shqiptarë që mos ta marrin lehtë dhe mos të neglizhojnë masat. Mes të tjerash ai tha se qëndroi tri javë në spital dhe se i është dashur dhe 3 javë të tjera që të rimarrë veten.
Si jeni me shëndet? Sepse keni javë që mungoni në skenën politike, pasi keni kaluar COVID-in?
Jam nga ata që u preka nga ko sëmundje. Normalisht që se kalova lehtë, u deshën disa javë që të rikuperohesha. I bëj apel qytetarëve që mos ta marrin lehtë, pas është një sëmundje që ndryshon nga njeriu në njeri. Shumë persona që njohim kanë ndërruar jetë. Janë 25 mjekë që kanë ndërruar jetë nga COVID-i. Ndaj apel që të ruhen dhe të kenë kujdes.
Me çfarë e trajtuat?
E nisa në shtëpi kurimin. Pas 4-5 ditësh s’po shihja përmirësimin. Atëherë gjeta zgjidhje spitalin. Qëndrova rreth 3 javë atje. U trajtova me kortizon, hollues gjaku. Sa i përkët oksigjenimit, kam qenë vetëm me një maskë. Pasi u rregulla. Më pas pata një udhëzues nga jashtë.
Kujt i besuat?
Ka qenë protokoll italian. Nën udhëzimet e tyre në një spital që kishte përvojë në trajtimin e COVID-it. Edhe 3 javë të tjera në procesin e rikuperimit. Mora ca kile më shumë. Varret nga njeriu kjo. Kortizoniku dhe lënia e cigares. Familja është shumë mirë, nuk patën probleme nga covid. Falënderoj mjekët. I bëj apel shqiptarëve që askush mos ta marrë lehtë, mos të neglizhojë.