AKTUALITET, 31 Mars 2018, 16:13

Berisha mesazh Ramës e Xhafajt: Mos e vazhdoni më terrorin në Kukës

Berisha mesazh Ramës e Xhafajt: Mos e vazhdoni më terrorin në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të Ramës dhe Xhafaj, të cilët deklaruan se protesta në Kukës kishte element kriminal.

Për Berishës këto janë përgjigje barbare, dhe se protestuesit po mbronin interesin kombëtar.

 Postim i plotë

Pergjigje barbareve!

Shqiptaret e vetem barbare jane: Noriega dhe Fatziu i tij!

Miq, sot Edvin Kristaq Rama dhe Fatzi Droga, njeri pas tjetrit fytyre nxire, shpallen ‘barabare’ protestuesi lumjane qe po mbronin sot interesin kombetar ndaj plaçkes Rama ne Rrugen e Kombit, duke treguar keshtu urrejtjen e tyre primitive ndaj qytetareve te thjeshte qe me guxim mbrojne interesin kombetar.

Me kete rast, ne emer tuaj miq, le t’u bejme thirrje mbare qytetareve shqiptare te ngrihen fuqishem ne solidaritet mbare kombetar ndaj takasve te klikes ne pushtet dhe le ti themi Rames dhe Fatzi Droges se barbaret e vetem ne Shqiperi jeni ju dhe se mos guxoni te vazhdoni terrorin ndaj qytetareve te Kukesit, se fati i eterve tuaj mizor se shpejti ju pret!! sb

“Edvin, ky është vetëm fillimi!”, Berisha thirrje Ramës: Ta dijë mirë se…(nxjerr pamjet e dhunës)

“I bëj thirrje qytetarëvë të Kukësit, Hasit, të hedhin në një anë zgjedhën e taksave, që një njeri pa shpirt, i cili ka konsideratat më të ulëta për njerëzit e thjeshtë si tregoi rastin e fundit në parlament, i lejon vetes të përdorë cdo masë represive ndaj qytetarëve”.

Kështu tha ish kryeministri Sali Berisha në një lidhje telefonike me News24.

“Rruga e Kombit është Rruga e Kombit dhe s’është as e Ramës as e klikës në pushtet. Ajo ka një mision të madh bashkimin e një kombi. “Placka” Rama është një akt i mirëfilltë antikombëtar me të cilën qytetarët s’duhet të pajtohen kurrë.

Rama udhëhiqet nga urrejtje kombëtare, i bëj thirrje të ndërpresë dhunën policore dhe të dijë mirë se ky është vetëm fillimi”

Në një tjetër reagim në rrjetet sociale, për situatën e krijuar paraditen e të shtunës në Rrugën e Kombit, Berisha shkruan:

Pamje nga mosbindja civile kunder ‘plaçkes Rama’ ne Rrugen e Kombit.

Ju bej thirrje qytetareve te mbeshtesin revolten popullore kunder taksave absurde. Edivn, ky eshte vetem fillimi! sb