AKTUALITET, 24 Prill 2019, 20:12

Kupa e Shqipërisë/ Mbyllet pa fitues në Gjirokastër, Luftëtarit i mohohet një penallti

Kupa e Shqipërisë/ Mbyllet pa fitues në Gjirokastër,

Ka përfunduar 0-0 në Gjirokastër ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë mes Luftëtarit dhe Tiranës. Një ndeshje thuajse e barabartë, me pak raste për shënim. Gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit në kryeqytet.

Trajneri Julian Ahamataj nuk aktivizoi sulmuesin Dunga, ndoshta për ta ruajtur ër ndeshjen e kampionatit. Duhet theksuar se në pjesën e dytë ishte një episod shumë i dyshimtë, për të mos thën penallti e pastër, kur Hoxhallari ndërhyri ndaj Ymerajt. Ndërkombëtari Enea Jorgji vazhdoi lojën në këtë rast, duke sjellë reagimin e gjirokastritëve.