TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pavarësisht deklaratave se “në kampin e zonave të konfliktit nuk ishte keq”,në fakt rezulton të jetë e kundërta. Dy gra që u kthyen nga Siria kanë përfunduar në QKUK dhe vazhdojnë të trajtohen aty. Ato kanë pësuar nga niveli i ulët i higjienës në kampe duke marrë infeksione të ndryshme, raporton Gazeta Express. Për këto shkaqe këto dy gra nuk janë paraqitur në Gjykatë.
Dy nga 30 gratë e kthyera nga Siria për në Kosovë gjatë ditës së premte që e lamë pas, gjenden në QKUK duke u trajtuar. Ato nuk kanë mundur që të marrin pjesë në seancat dëgjimore që po mbahen në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamentin për Krime të rënda.
Gjendja shëndetësore e këtyre dy grave të riatdhesuara sipas avokatëve që po merren me rastin e tyre, është stabile. Ndërkohë intervistomi i tyre pritet që të bëhet ditëve në vijim.
Se këto dy gra janë në QKUK, kanë deklaruar avokatet të cilat kanë mbrojtur klientët e tyre në seancën e mbajtur sot në Themeloren e Prishtinës.
Ndërkohë sot, në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur dita e dytë e seancave dëgjimore ku gratë e kthyera nga Siria janë deklaruar para trupit gjykues në prezencë të avokateve.
Për 30 gra, Prokuroria e Shtetit ka kërkuar arrest shtëpiak.
Ndërkohë sipas mbrojtjes, kufizimi i lirisë së këtyre grave do të ndikonte negativisht në risocializimin dhe kujdesin për vetën dhe fëmijët e tyre. Gratë, që ishin në pesën e 110 kosovarëve që shteti i Kosovës i ka kthyer në vend javën që shkoi, dyshohet të kenë kryer veprën penale pjesëmarrje dhe organizim në grupin terrorist.