AKTUALITET, 24 Prill 2019, 19:21

Zgjedhje farsë/ Partia Bashkimi Demokrat kërkesë KQZ për ç’regjistrim


Partia Bashkimi Demokrat është tërhequr nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Kërkesa drejtuar KQZ-së është bërë nga kreu i kësaj partie, Ylber Valteri, i cili ka deklaruar se zgjedhjet duhen mbajtur vetëm me opozitën dhe në rast të kundërt, ato janë farsë.

Nga ana tjetër Valteri, i ka kërkuar KQZ-së që të përfshijë në rendin e ditës çrregjistrimin e partisë së tij nga pjesëmarrja në zgjedhje.