AKTUALITET, 24 Prill 2019, 20:10

Kupa e Shqipërisë/ Kukësi fiton aktin e parë, finalisti zgjidhet në Korçë

Kupa e Shqipërisë/ Kukësi fiton aktin e parë, finalisti

Kukësi ka arritur të mundë Skënderbeun në ndeshjen e parë gjysmëfinale. Verilindorët kanë fituar në Kamëz me rezultatin 2-1, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, që luhet pas dy javësh në Korçë.

Skuadra e drejtuar nga Gjoka ka arritur të dominojë plotësisht pjesën e parë, ku edhe ka goditur shtyllën me anë të Shkurtajt vetëm një minutë para se Rexhinaldo të shënonte golin e parë. Sakaq, në të dytën shtylla nuk e ka ndalur më Shkurtajn që ka realizuar golin e dytë për Kukësin ndërkohë që Bregu ka përfituar nga një gabim i portierit Frashëri për të shënuar golin e vetëm që lë gjithçka të hapur.