TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar, i akuzuar për një seri vjedhjesh, është duke u përballur me dënimin me disa vite pas hekurave, pas pranimit të vjedhjes së më shumë se 500,000 paund stoli dhe sendeve me vlerë në një periudhë prej dhjetë vitesh.
Ai doli para gjykatës në Wimbledon, pak ditë më parë, ku u akuzua për 18 vjedhje. Asdrit Kapaj vodhi shuma të konsiderueshme me paund nëpër periferi, lagje të pasura në jug-perëndim të Londrës, madje duke synuar edhe rezidencën e legjendës së tenisit Boris Becker.
Kapaj, babai i dy fëmijëve, i cili erdhi në Britani të Madhe pas trazirave në Kosovë, ku kishte një dyqan peshku dhe çipesh në Altrincham, Mançester të Madhe, por u nis për në Londër për të kryer bastisjet e tij gjatë natës.
42 vjeçari Kapaj u kap në vjedhje e sipër ku ishte i pajisur me një palë dorashka dhe një pishtar. Ndersa sot parnoi para gjykatës britanike se fshihej ai pas 21 vjedhjeve dhe dy vjedhjeve të tentuara, duke arritur në një vlerë rreth 542,000 paund.