AKTUALITET, 18 Prill 2020, 15:45

“Nga e hëna rinis prodhimi i anijeve, avionëve, mjeteve të ushtrisë”, Tabaku me ironi: Shqipëria është lider në këto fusha

“Nga e hëna rinis prodhimi i anijeve, avionëve, mjeteve të

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, reagon lidhur me vendimin e kryeministrit Edi Rama për të rihapur një pjesë të bizneseve, duke filluar nga dita e hënë, pas më shumë se një muaji mbylljeje, për shkak të koronavirusit.

Me një ironi të fortë, Tabaku thekson se nga e hëna do të rifillojnë edhe aktivitete shumë të rëndësishme, si prodhimi i anijeve, prodhimi i lokomotivave, prodhimi i avionëve dhe mjeteve të ushtrisë.

“Nderkohe nga e hena do rifillojne dhe aktivitete shume te rendesishme qe u nderprene vetem per keto jave. Prodhimi i anijeve, prodhimi i lokomotivave, prodhimi i avioneve dhe mjeteve te ushtrise! Shqiperia eshte lider ne keto fusha!”, thekson Tabaku.