AKTUALITET, 18 Prill 2020, 13:21

FOTO/ Pensionistët mbushin rrugët e Tiranës dhe Durrësit, shijojnë kohën me diell, bëjnë edhe muhabet


Pensionistët, deri në orën 11:00 të ditës së sotme mund të dilnin për të bërë xhiro.

Kështu, ndodhi në fakt. Si asnjëherë më parë, mëngjesin e sotëm në rrugët e kryeqytet dhe por edhe në qytetet e tjera të vendit u shfaqën vetëm pensionistë.

Të gjithë ishin të pajisur me maska dhe doreza dhe shijuan diellin, pas më shumë se një muaji në izolim.

Shumë prej tyre ruanin distancën, por ndërkohë bënin dhe muhabet. Në terren ishin të pranishme forcat e policisë, të cilët monitoronin lëvizjet e pensionistëve.