AKTUALITET, 18 Prill 2020, 15:29

Koronavirusi vazhdon të vrasë njerëz në Iran, shënohen mbi 5000 viktima

Koronavirusi vazhdon të vrasë njerëz në Iran, shënohen

Koronavirusi vazhdon që të vrasë njerëz në Iran, duke e çuar numrin e të vdekurve nga Covid-19 mbi 5000 persona.

Nga virusi, në këtë shtet, kanë vdekur në 24 orët e fundit, 73 vetë, kurse gjithsej kanë ndërruar jetë saktësisht 5031 njerëz.

Ndërsa, numri i të infektuarve nga Covid-19, deri tani ka shkuar në 80,868 njerë z.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë prekur nga koronavirusi në këtë vend të Lindjes së Mesme, 1374 persona.