TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pavarësisht tendencës pozitive të kurbës, në Itali numri i viktimave mbetet i lartë, ndërsa vendi është i dyti në listën me më shumë humbje jete nga koronavirusi në botë.
Lombardia është edhe rajoni më i goditur që ka shënuar numrin më të lartë të viktimave, numër që kalon pesë herë më shumë atë të viktimave të shkaktuara nga Lufta e Dytë Botërore.
“Midis 11 qershorit 1940 dhe 1 majit 1945 në Milano 2.000 civilë vdiqën në bombat e Luftës së Dytë Botërore, në pesë vjet; në dy muaj në Lombardi 11 855 persona vdiqën nga koronavirusi, pesë herë më shumë.
Një referencë e bujshme numerike. Përveç solidaritetit që i detyrohemi Lombardisë dhe ndërgjegjësimin për seriozitetin e urgjencës në ato vende, duhet të dimë gjithashtu se po përjetojmë një tragjedi të madhe, ende nuk e kemi mposhtur atë”, thotë komisioneri i urgjencës në Itali, Domenico Arcuri.