TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 33-vjeçar shqiptar është ndaluar nga Policia në Itali, pasi ishte nisur me biçikletë për të ardhur në Shqipëri.
33-vjeçari u ndalua përgjatë autostradës A27, në San Sisto di Villorba, pasi shoferët njoftuan policinë, ngaqë të riut i rrezikohej jeta, pasi mund ta përplaste ndonjë makinë.
Pas njoftimit, polica dhe një ambulancë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe ndaluan të riun.
I pyetur nga policët për arsyet që e kishin nxitur të dilte me biçikletë në autostradë, burri u përgjigj se ishte i rraskapitur dhe se dëshironte të kthehej në vendin e tij të origjinës, Shqipëri.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari me banim në Marca, ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike dhe më herët ishte shtruar në spital në Ca ‘Foncello për shkak se vuante nga problemet psikologjike.
Kjo gjendje atij i ishte shkaktuar pas izolimit për shkak të COVID-19.