TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Spanjë ka kaluar shifrën 20,000, sipas një njoftimi të fundit të bërë nga ministria e Shëndetësisë, raporton BBC.
Sipas shifrave të reja të bëra publike sot, që nga fillimi i pandemisë, 20.043 njerëz kanë humbur jetën nga Covid-19.
Ndërkohë që në 24 orë e fundit raportohet për 565 viktima, shifër kjo shumë pak më e vogël se ajo e raportuar ditën e premte.
Spanja është një nga vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit, pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë.
