AKTUALITET, 18 Prill 2020, 14:40

Gjermani, 242 të vdekur brenda 24 orëve nga koronavisuri, mbi 141 mijë të infektuar

Gjermani, 242 të vdekur brenda 24 orëve nga koronavisuri, mbi 141

Gjermania, e cila tha të premten se e ka nën kontroll situatën, raportoi të shtunën rritje të rasteve të reja për te katërtën ditë radhazi.

Të dhënat e përditësuara të institutit John Hopkins Univercity flasin për mbi 3609 të infektuar në 24 orë, ndërsa vdekjet ishin 242. Ndërsa numri total i të infketuarve në Gjermani ka shkuar 141,483 perona.

Në total virusi u ka marrë jetën 4362 personave në Gjermani, megjithatë ministri i Shëndetësisë tha se që prej 12 prillit numri i pacientëve të shëruar ka qenë gjithmonë e më i lartë se infektimet e reja, ku deri tani numerojmë 85 400 të shëruar.