AKTUALITET, 25 Janar 2019, 11:43

Nga 1 shkurti patentat ndërkombëtare do behën 3-vjeçare, tarifa do jetë…

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka vendosur që nga data 1 shkurt 2019, do të lëshohen leje drejtimi ndërkombëtare me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të lejes.

Më parë kjo leje jepej 1-2 vjeçare. Gjithashtu, ky institucion ka vendosur edhe dhënien e lejeve ndërkombëtare të qarkullimit, për të gjitha automjetet, me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të lejes 1-vjeçare.

Drejtoria thotë se kjo masë është lehtësim i madh, kursim kohe për ata që paraqiteshin në sportele çdo 1 vit, kursim monetar për qytetarët e subjektet.

Lejet-nderkombetaredrejtoria-patentave