TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave, për Presidentin Ilir Meta, do të thotë “fuqizim i familjes, komunitetit dhe i gjithë ekonomisë së vendit”.
Në një postim në rrjetet sociale, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave të Zonave Rurale, kreu i shtetit apelon për nevojën sipas tij “të domosdoshme për mbështetjen, promovimin dhe fuqizimin e tyre ekonomik, si një mundësi dhe kontribut real i shtuar për luftën kundër varfërisë, zhvillimit ekonomik dhe për një familje të begatë e të shëndetshme”.
“Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave, energjisë së pashtershme, fuqisë dhe motorit të emancipimit të shoqërisë sonë, do të thotë fuqizim i familjes, komunitetit dhe i gjithë ekonomisë së vendit!
Të rrëzojmë të gjitha barrierat që pengojnë aktivizimin, promovimin dhe përkrahjen e grave dhe vajzave në jetën ekonomike, politike dhe sociale të vendit, si një objektiv i përbashkët për progres të mëtejshëm shoqëror.??”, shkruan ndër të tjera kreu i shtetit.