AKTUALITET, 15 Tetor 2019, 09:27

Ish-kryeministri Sali Berisha sot feston 75-vjetorin e lindjes. Karriera në politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha sot feston 75-vjetorin e lindjes. Karriera në


Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme feston 75-vjetorin e lindjes. Berisha ka lindur më 15 tetor të vitit 1944 në Viçidol të Tropojës dhe mbi 30 vite ai ka qenë pjesë e sistemit poskomunist, ku ka pasur poste të rëndësishme, si president, kryeministër dhe lider i opozitës.

Sali Berisha ka studiuar për kardiologji ku përfundoi studimet në vitin 1967, më pas punoi si profesor në universitet e njëkohësisht ishte edhe një kërkues shkencor, kohë në të cilën hyri edhe në politikë, duke marrë rolin e liderit të opozitës e cila ishte kundër komunizmit në vitet 1990.

Prej 6 vitesh, ku u përball me humbjen e zgjedhjeve me kryeministrin aktual Edi Rama, Berisha u zhvesh nga postet e rëndësishme ai i liderit të opozitës për t’i lënë vend Lulzim Bashës, duke mbajtur vetëm postin e deputetit të PD.

Karriera e ish-Kryeministrit Sali Berisha në politikë

President (1992-1997)

Pas zgjedhjeve të para të lira në Shqipëri, Berisha u zgjodh President i Republikës më 9 prill 1992.

Gjatë mandatit si President i Republikës së Shqipërisë, Shqipëria u hap ndaj perëndimit; ajo u bë anëtare e Këshillit të Evropës në vitin 1995; nënshkroi Marrëveshjen për Paqe dhe Partneritet në vitin 1993 dhe vendosi bashkëpunim të ngushtë me vendet e BE-së dhe SHBA-në.

Të gjitha ligjet e diktaturës komuniste u zëvendësuan me ligje të reja të standardeve evropiane dhe u krijuan institucione të reja si Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që nuk ekzistonin më parë.

Rënia e skemave piramidale në fund të viti 1996, në të cilat shqiptarët humbën miliona dollarë, çoi në demonstrata në të cilat njerëzit akuzonin qeverinë për vjedhjen e parave.

Trazirat e krijuara si rezultat i kësaj në fillim të vitit 1997 e detyruan Berishën të dekretonte zgjedhjet e parakohshme në qershor 1997. Këto zgjedhje u fituan nga opozita dhe pas kësaj Berisha dha dorëheqjen si President.

Kryetar i opozitës (1997-2005)

Më pas Berisha ri-zgjidhet Kryetar i Partisë Demokratike dhe këtë pozicion e mban nga viti 1997 deri, i rizgjedhur në prill 2005 deri në 26 qershor 2013.

Në vitin pasues Berisha e fut Partinë Demokratike në koalicion me partitë e qendrës së djathtë dhe në zgjedhjet e përgjithshme politike të mbajtura në pesë raunde në periudhën qershor-gusht 2001 zgjidhet drejtues i koalicionit. Megjithëse misioni vëzhgues ndërkombëtar OSBE / ODIHR i quajti këto zgjedhje të manipuluara, koalicioni fitoi 37 % të votave.

Kryeministër (2005-2013)

Me 3 korrik 2005, koalicioni prej pesë partive të qendrës së djathtë i drejtuar nga Sali Berisha ja arrin që të fitojë një mazhorancë prej 74 deputetësh nga 140 gjithsej në Kuvend më 8 shtator 2005 me shumicë prej 81 votash të deputetëve zgjidhet Kryeministër i Shqipërisë. Më 4 prill 2009 Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota në NATO.

Kjo u arrit falë reformave të kryera të qeverisë Berisha. Sipas revistës së mirënjohur amerikane Forbes Shqipëria ishte pothuajse i vetmi vend në Europë qe kishte rritje ekonomike dhe e konsideron Berishën si arkitektin e suksesit ekonomik të Shqipërisë.

Sali Berisha është i martuar me Liri Berisha, e cila është pediatre dhe kanë dy fëmijë, një vajzë, Argitën, dhe një djalë, Shkëlzenin. Berisha zotëron gjuhën angleze, frënge, italiane, Aruse dhe gjermane.